TIRANE - “Nuk kam ushtruar dhunë në asnjë moment ndaj vajzave. Nuk lejoj që askush të prishi imazhin tim si pedagog”. Kështu ka deklaruar në polici 75 vjeçari me iniciale K.G i cili është denoncuar pak ditë më parë nga dy studentet e tij për dhunë. Burime nga Policia e Tiranës thanë për gazetën “Shqiptarja.com” se pedagogu në asnjë moment nuk ka pranuar akuzën që dy vajzat e reja kanë ngritur ndaj tij.
Lidhur me këtë ngjarje, ai është shprehur se “Ato (vajzat) më kanë ardhur në zyrë dhe më kanë kërkuar rritje note, ndërkohë që një nga vajzat unë e kam kapur me kopje. Dhe kjo gjë i është shënuar edhe në fletoren e saj dhe e kam vlerësuar me notën 4. Ndërsa vajza tjetër kishte marrë notën 6, por aq meritonte.
Një nga vajzat e kam kapur në sup dhe i kam kërkuar që çështjen ta paraqesi në Departamentin e Fakultetin dhe nëse kishin pakënaqësi për notat mund ta përsërisin provimin vitin që vjen. Për këtë gjë është janë në djeni edhe përfaqësuesit e departamentit. I kam njoftuar që në momentin e parë se çfarë po ndodhte. Nuk di se çfarë të them më shumë pasi ky është rasti i vetëm që më ndodh kështu, në kaq shumë vite punë. Nuk e di se cila është arsyeja që ato më kanë denoncuar, por kjo është e vërteta”.
Ngjarja
Policia e Tiranës nisi procedim penal në gjendje të lirë për një pedagon në Fakultetin e Inxhinierisë pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj dy studenteve të tij. Ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë, rreth orës 10:30 minuta. Sipas policisë, pedagogu me iniciale K.G 75 vjeç pasi ka bërë publike notat e një provimi, është konfliktuar me dy studentet e tij, 22 vjeçaren me iniciale A.B dhe 24 vjeçaren A.M.
Dy vajzave nuk u kanë pëlqyer notat që ato kishin marrë dhe për këtë gjë u kanë kërkuar “llogari” pedagogut të lëndës. Pas konfliktit, studentet kanë dalë nga zyra e pedagogut dhe menjëherë kanë bërë denoncimin në polici. Ato pretendojnë se janë dhunuar nga 75 vjeçari, ndërsa burime nga policia thanë se në trupin e vajzave nuk janë gjetur shenja dhune.
Dëshmitë e vajzave
Tre ditë më parë, dy vajzat kanë denoncuar në polici rastin e tyre duke deklaruar se nuk kanë marrë në provim notën që ato kishin merituar. “Ne nuk kemi marrë notën që kemi merituar në provim. Pasi janë korrigjuar provimet tona dhe ne jemi vënë në djeni të notave që kishim marrë, kemi shkuar në zyrën e tij dhe i kemi kërkuar llogari për këtë gjë. Por pedagogu filloi të na bërtiste me fjalë fyese. Madje edhe na qëlloi duke na nxjerrë me dhunë nga zyra”, kanë thënë vajzat në deklaratën e tyre në polici.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 19 Shtator 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com