TIRANË - Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Ngjarja e rëndë është shënuar tek kryqëzimi i Laprakës, ku ka mbetur viktimë  Lumturi Demiri, 56 vjeçe. 

Një makinë tip BMW, me targë AA 475 OK, me drejtues Edmond Goxhajn, ka përplasur këmbësoren teksa po kalonte në vijat e bardha. Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit, të cilit i janë gjetur dy qese me kokainë gjatë kontrollit fizik nga policia. 

Shqiptarja.com sjell foto dhe video nga vendngjarja, ku shihet trupi i viktimës në rrugë si dhe policia e ambulanca e morgut.

[gallery]25467[/gallery] Fotogaleri

Njoftimi i policisë:
Në kryqëzimin e Rr. Dritan Hoxha me rrugën Lord Bajron, rreth orës 06:15 te dates 03.02.2018 mjeti me targa AA475OK me drejtues shtetasin Edmond Goxhaj ka aksidentuar shtetasen Lumturi Demiri e datelindjes 10.02.1962 lindur ne Bulqize dhe banuese ne Tirane, u njoftua ambulanca cila konfirmon se shtetasja ka nderruar jete. U be testi i alkolit drejtuesit te automjetit dhe rezultoi negativ, gjithashtu nga kontrolli fizik i drejtuesit te automjetit iu gjeten dy qese e dyshuar si lende narkotike e llojit Cocaine dhe u njoftua seksioni i narkotikeve ne DVPT per veprime te metejshme.

Redaksia Online
(A.Ç/d.c/Shqiptarja.com)