TIRANË – Tre automjete janë përplasur në një aksident rrugor në Qafë Kashar, fatmirësisht nga aksidenti nuk ka viktima.

Ndërsa mësohet se 3 persona që mendohet se janë drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të plagosur, ende nuk janë bërë të ditur emrat apo gjendja e tyre shëndetësore.
 
Pas sinjalizimit për aksidentin policia ka shkuar në vendngjarje ku ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit për të zbardhur plotësisht rrethanat e saj.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)