TIRANË-Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në zonën e Mulletit e për pasojë janë plagosur dy persona. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:20 në dalje të rrugës së re Tiranë-Elbasan në Mulletë.
Nga vendi i ngjarjes mësohet se një makinë tip “Benz” dhe një “Fuoristrad” janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë janë plagosur dy persona që ndodheshin në automjetin e “Benzit”.
Menjëherë ata janë transportuar në Spitalin Ushtarak dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Nga informacionet policore, mësohet se dy makinat ishin në drejtim të kundërt me njëra-tjetrën. Makina tip "Benzi" do të udhëtonte drejt Elbasanit ndërsa "Fuoristrada" ishte drejtuar drejt kryeqytetit.
Nga informacionet e deritanishme nuk është bërë i ditur shkaku i aksidentit dhe as identitetet e të plagosurve.

(Në foto: Dy makinat e aksidentuara në zonën e Mulletit, Foto të tjera)
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com