TIRANE- Ka tentuar të kalojë nga njëra anë e rrugës në anën tjetër, por është përplasur për vdekje nga një autoveturë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të mbikalimit të Vorës në autostradën Tiranë-Durrës, ku një shtetas, identiteti i të cilët nuk dihet ende, është përlasur nga një autoveturë tip fiat me targa AA078DP, brenda së cilës udhëtonin tre persona.
Përplasja ka rezultuar fatale për kalimtarin, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa të plagosur kanë mbetur edhe tre pasagjerët e autoveturës.
Policia ka mbërritur menjëherë në vëndngjarje dhe ka nsiur punën për zbardhjen e rrethanave të plota të këtij aksidenti.
MAT, MAKINA BIE NË HUMBERË, HUMB JETËN 54-VJEÇARI
Një 54-vjeçar ka gjetur vdekjen në aksin rrugor Krastë- Martanesh në rrethin e Matit, teksa fouristrada me të cilën udhëtonte ka rënë në humnerë nga një lartësi prej 100 metrash.
Aksidenti ka rezultuar fatal për shtetasin, Agim Peshku, banues në Krastë, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Policia rrugore është nisur menjeherë në vendngjarje dhe ka nisur punën për evidentimin e rrethanave të aksidentit.
Paraprakisht, dyshohet se shkak i këtij aksidenti të ketë qenë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit të mjetit për shkak të terrenit të thyer malor.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com