TIRANE-Një 52-vjeçar me inicialet A.M. ka ndërruar jetë, pasi është përplasur nga një makinë mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur "Kthesa e Arbanës".

Mjeti me targë TR 3971 J, me drejtues Gert Dorzin 24 vjeç dhe pasagjer shtetasin A.H. ka humbur kontrollin duke aksidentuar për vdekje 52-vjeçarin që po kalonte rrugën.

Ndërkohë nga aksidenti të dëmtuar janë dhe drejtuesi i mjetit Gert Dorzi dhe pasagjeri me inicialet A.H. të cilët u transportuan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Një nga shkaqet e humbjes së kontrollit të mjetit ka qenë edhe mungesa e ndriçimit në rrugë. Policia ka nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

 

 

[gallery]25290[/gallery]

d.b/shqiptarja.com