TIRANË - Drejtori i Policisë së Tiranë ka reaguar menjëherë ndaj një videoje të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqen tre punonjës policie që shkelin rregulloren gjatë arrestimit të një 15-vjeçari me armë zjarri në Fushë-Mëzez

Pas verifikimit të ngjarjes, janë pezulluar nga detyra tre punonjës të Policisë, përkatësisht: Inspektor R. H., Inspektor B. A., dhe Nënkomisar A. K., të cilët ishin të angazhuar në operacionin e arrestimit.

Adoleshenti po lëvizte me pistoletë dhe dorezë hekuri në Fushë-Mëzez dhe u ndalua nga policia. Në pamjet e qarkulluara në rrjete sociale duken 3 efektivët teksa godasin me grushte dhe shpulla 15-vjeçarin e kapur me armë dhe më pas e fusin në makinën e policisë.

Tre efektivët e pezulluar janë:
-Inspektor R. H., me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.6;
-Inspektor B. A., me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.6;
-Nënkomisar A. K., me detyrë specialist rendi në Komisariatin e Policisë Nr.6

Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar nisjen e procedurave disiplinore ndaj dy inspektorëve dhe nënkomisarit.

Njoftimi i policisë: 

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, pasi u njoh me një video të publikuar në rrjetin social JOQ, në të cilën shfaqen 3 punonjës policie që shkelin rregulloren e Policisë së Shtetit, gjatë veprimeve operacionale për arrestimin e një 15-vjeçari që qarkullonte me armë zjarri në Fushë-Mëzez, menjëherë ka pezulluar nga detyra 3 punonjësit e Policisë, konkretisht: 

-Inspektor R. H., me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.6;
-Inspektor B. A., me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.6;
-Nënkomisar A. K., me detyrë specialist rendi në Komisariatin e Policisë Nr.6.

Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në zbatim të Nenit 121 të Ligjit Nr.82, viti 2024 "Per Policine e Shtetit" ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale për të nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësve të Policisë, për shkelje të rëndë.