Tiranë/ Grushte dhe shpulla kokës të miturit që lëvizte me armë në Fushë-Mëzez, pezullohen 3 policë të patrullës së komisariatit nr. 6

Tiranë/ Grushte dhe shpulla kokës të miturit që lëvizte me armë në Fushë-Mëzez, pezullohen 3 policë të patrullës së komisariatit nr. 6

DVP Tiranë

TIRANË - Drejtori i Policisë së Tiranë ka reaguar menjëherë ndaj një videoje të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqen tre punonjës policie që shkelin rregulloren gjatë arrestimit të një 15-vjeçari me armë zjarri në Fushë-Mëzez. 

Pas verifikimit të ngjarjes, janë pezulluar nga detyra tre punonjës të Policisë, përkatësisht: Inspektor R. H., Inspektor B. A., dhe Nënkomisar A. K., të cilët ishin të angazhuar në operacionin e arrestimit.

Adoleshenti po lëvizte me pistoletë dhe dorezë hekuri në Fushë-Mëzez dhe u ndalua nga policia. Në pamjet e qarkulluara në rrjete sociale duken 3 efektivët teksa godasin me grushte dhe shpulla 15-vjeçarin e kapur me armë dhe më pas e fusin në makinën e policisë.

Tre efektivët e pezulluar janë:
-Inspektor R. H., me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.6;
-Inspektor B. A., me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.6;
-Nënkomisar A. K., me detyrë specialist rendi në Komisariatin e Policisë Nr.6

Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar nisjen e procedurave disiplinore ndaj dy inspektorëve dhe nënkomisarit.

Njoftimi i policisë: 

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, pasi u njoh me një video të publikuar në rrjetin social JOQ, në të cilën shfaqen 3 punonjës policie që shkelin rregulloren e Policisë së Shtetit, gjatë veprimeve operacionale për arrestimin e një 15-vjeçari që qarkullonte me armë zjarri në Fushë-Mëzez, menjëherë ka pezulluar nga detyra 3 punonjësit e Policisë, konkretisht: 

-Inspektor R. H., me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.6;
-Inspektor B. A., me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.6;
-Nënkomisar A. K., me detyrë specialist rendi në Komisariatin e Policisë Nr.6.

Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në zbatim të Nenit 121 të Ligjit Nr.82, viti 2024 "Per Policine e Shtetit" ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale për të nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësve të Policisë, për shkelje të rëndë.   

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kebar: 30/12/2024 23:52

    Kur ikap policia këta që po dalin këlysha kriminela çfarë duhet ti bëjnë ledhatime dhe ti japin fletë lavdërimi,,,po sikur të reagojë ky çapaçuli dhe të qëlloj policat çdo ti thoni këto janë situata të vështira prandaj ç'faj kanë policat,, ç'duhet të bëjnë para këtyre kriminelëve si të ritur dhe çapaçulave e kanë hak drurin se të bie në islla se ndryshe këta kthehen në vrasës.e për çfarë duhet policia pastaj apo për tu fshehur femrave për të venë gjoba..pa lidhje krimet dhe kriminelat nuk duhet të tolerohen po të ndëshkohen pa mëshirë.. këta policat detyrën kanë bërë ska pse të ndëshkohen...

    Përgjigju
  • wtf: 30/12/2024 23:21

    ruajini te drejtat kriminelit. madje jepini menune cfare deshiron te pije gjate shoqerimit ne komisariat

    Përgjigju
  • Wdfjcjvjb: 30/12/2024 20:31

    Bravo shteti..te kerkojn pun si coban policat tani .

    Përgjigju
  • Popull: 30/12/2024 18:22

    Shum mir,levizni te armatosur e vritni sa te mundeni se ky shtet ka vdek...ne vend qe ti thyejn brinjet,i pezullon.Shtet leshi

    Përgjigju
  • Miree: 30/12/2024 17:26

    Grushte jo po ca pellemba te mira i ka patur hak

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin nacional Korçë-Pogradec, nënë e bir transportohen në spital

Aksident në aksin nacional Korçë-Pogradec, nënë e bir transportohen në spital