Burime zyrtare nga Ministria e Arsimit thanë për "A1Report!", se drejtorja e Drejtorisë Arsimore të Tiranës është gjetur me shkelje ligjore dhe ndaj saj ëshët marrë sot masa “pezullim nga detyra”.
Pranë Ministrisë së Arsimit është ngritur një komision disiplinor, që do të marrë në shqyrtim të gjitha gjetjet e grupit të inspektimit të MAS në DAR Tiranë dhe do të dilet në një vendim për përfundimtar nëse Kuqi do të shkarkohet apo do të vazhdojë të qëndrojë në detyrë.
Drejtorët e Arsimit në Tiranë dhe rrethe u emëruan nga Ministrja e Arsimit, Nikolla në muajin dhjetor pas një faze njëmujore përzgjedhjeje me konkurs. Kur Mimoza Kuqi kur u zgjodh në krye të Arsimit, 7 muaj më parë, u akuzua nga PD-ja si person që ka marrë pjesë në fushatën e PS-së dhe madje ka bërë edhe spote për këtë forcë politike.
Redaksia online
(r.d/Shqiptarja.com)
