TIRANE - Një 24 vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri ditën e sotme në rrugën e Kavajës në kryeqytet. I ka mbetur Valter Pelivani 24 vjeç nga Memaliaj, ndërsa nuk dihet ende identiteti i autorit.
Sipas policisë së Tiranës e cila ka nisur hetimet për ngjarjen, motivet e plagosjes mbeten ato të një konflikti midis dy të rinjve, ndërsa mësohet se i riu nga Memaliaj tashmë
është jashtë rrezikut për jetën.
Pelivani është marrë në pyetje nga hetuesit, teksa mësohet se ka deklaruar se është qëlluar nga pas nga një person të cilin s'ka mundur ta fiksojë. Autori i ngjarjes ende nuk është identifikuar, ndërsa Policia e Komisariatit numër dy në Tiranë po punon për zbardhjen e plotë të kësaj plagosje dhe arrestimin e autorit.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com