Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesnatën e djeshme në zonën e Babrrusë në kryeqytet. 

Si pasojë, ka mbetur i plagosur U.M, 35-vjeç.

Veprimet e para hetimore thuhet se autori i dyshuar për këtë ngjarje, është Ladimir Kallja, 25 vjeç, i cili është vënë në pranga nga policia disa orë pas ngjarjes.

Si fillim ka qenë një telefonatë në numrin e emergjencave 112 ku dhe është bërë njoftimi për ngjarjen në fjalë.

Ndërsa nga ana tjetër mësohet se personi i lënduar është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr mjekimin në S.Q.U.

Arrestohet autori i plagosjes
Disa orë pas plagosjes, policia ka arrestuar autorin e plagosjes 24-vjeçarin, Ladimir Kallja, banues në Tiranë. Pas një sherri të momentit, ai ka plagosur me pistoletë U. M., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri pistolet TT. 

Materialet proceduriale i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale, "Vrasje me dashje" e mbetur në tentativë dhe "Prodhimi dhe Mbajte pa leje e armëve të zjarrit dhe municioneve lufatrak", parashikuar nga Nenet 76-22 dhe 278 të Kodit Penal.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com