TIRANE - Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, në kilometrin e 6. Sipas policisë, motori me targë AG 518 i ka prerë rrugën makinës tip Seat me targëAA 712 GV, duke u bërë edhe shkaktari i aksidentit.

Drejtuesi i motorit 30 vjeç është dërguar në spitalin e Ushtarak, duke marrë dëmtime në pjesë të ndyshme të trupit, por jashtë rrezikut për jetën.

Policia e mbërritur në vendngjarje dhe ka nisi hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa në autostradë për disa moment u bllokua lëvizja e automjeteve në drejtim të Durrësit.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)