Tiranë, plagosin me armë në
kazino drejtorin e CEZ-it, Laç

Tiranë, plagosin me armë në<br />kazino drejtorin e CEZ-it, Laç
TIRANË – Një 45 vjeçar nga Laçi u plagos nga persona të paidentifikuar teksa ishte duke luajtur në një pikë lojërash fati në rrugën "Bardhyl" në kryeqytet.

Sipas policisë, Viktor Skeja, 45 vjeç,  drejtues i filialit të "CEZ"-it në Laç kishte gati 40 minuta që kishte hyrë në një pikë lojrash fati kur një person i veshur me të zeza dhe me skafandër në kokë është futur në derën kryesore të kazinosë me armë zjarri në dorë. Nga dëshmitarët e ngjarjes mësohet se grabitësi u ka kërkuar klientëve që ndodheshin brenda në kazino që të mos lëvizin.

“Të gjithë të ngrini duart lart! Asnjë të mos lëvizë dhe dorëzoni paratë që keni”. Këto kanë qenë fjalët e të armatosurit, i cili ka urdhëruar personat që kanë qenë në kazino të dorëzojnë paratë. Fillimisht, ai i është drejtuar arkëtarit, ku ka arritur që të marrë një shumë të konsiderueshme parash. Më pas dyshohet se ka shkuar te të gjithë klientët për t’u marrë atyre paratë e xhepit. Në këtë moment ata kanë nxjerrë paratë që kanë pasur me vete dhe ia kanë dhënë grabitësit pa e kundërshtuar. Ndërsa mësohet se Viktor Skeja, i cili ishte klienti i fundit nuk ka pranuar që t’i dorëzojë paratë e tij.

Ai ka thënë se nuk ka para më vete dhe nuk ka se çfarë të dorëzojë. Refuzimi e ka acaruar grabitësin, i cili nuk ka nguruar që të qëllojë në drejtim të tij. Drejtori Kompanisë Cez Shpërndarja në Laç është qëlluar dy herë me pistoletë dhe ka marrë një plumb në këmbë. Sipas policisë, Viktor Skejës i janë grabitur rreth 25 mijë lekë te reja, para të cilët i ka pasur me vete. Më pas grabitësi ka dalë nga kazinoja. Por, përveç këtij personi, që ka qëlluar, dyshohet se ka pasur edhe një tjetër bashkëpunëtor, që e priste atë jashtë me motor për t'u larguar pas atentatit. Skeja është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ku dhe do të pyetet më pas për konfliktet e tij të mundshme. Ndërkohë policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të mbledhur provat dhe pyetur dëshmitarët okularë.

Rreth 4 persona ndodheshin në atë moment në kazino, lojtarë dhe personel. Nga të dhënat paraprake ngjarja është regjistruar si grabitje, por hetuesit  ndodhen në dilemë dhe ende nuk dinë t'i vendosin një emër ngjarjes nëse ajo është një grabitje e mirëfillte apo më shumë një plagosje sa për të kërcënuar drejtorin e CEZ shpërndarjes së Laçit.

Lajm u përditua

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lirohet nga detyra zv.ministri i Bujqësisë, Enio Civici! Ikën edhe inspektori i Përgjithshëm i SHISH, ja kush e zëvendëson

Lirohet nga detyra zv.ministri i Bujqësisë, Enio Civici! Ikën edhe inspektori i Përgjithshëm i SHISH, ja kush e zëvendëson