Tiranë- Një konflikt që dyshohet se ka nisur në Turqi mendohet të jetë shkaku i plagosjes së mbrëmjes të së hënës në zonën e Saukut, ku mbeti i lënduar turku Halil Uçar.

Ai pritet të merret në pyetje paraditen e sotme nga grupi hetimor, për të sqaruar konfliktin që mund të ketë pasur me autorin ose me persona të tjerë.

Sipas dyshimeve paraprake, mes tyre ka pasur edhe një përplasje disa ditë më parë, ndërsa dje ata dyshohet se kishin lënë takim në një lokal për t’u sqaruar në zonën e Saukut.

Gjatë incidentit, i plagosuri u qëllua me një plumb në shpatull, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori, gjithashtu shtetas turk, dyshohet se ka tentuar disa herë të qëllojë ndaj shënjestrës, por vetëm një plumb është shkrepur, pasi pistoleta i është bllokuar.

______

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë