TIRANË-Një person është arrestuar, ndërsa babai i tij është në hetim në gjendje të lirë për një plagosje me thikë pas një sherri.
I arrestuari është Helios Tarja 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi së bashku me të atin A.T. 50 vjeç në rrugën e "Dibrës" janë konfliktuar fizikisht me 32-vjeçarin me inicialet A. B.
Gjatë sherrit, Helios Tarja ka plagosur me mjet prerës, lehtë në shpatull të riun, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
E ndërsa djali iu arrestua pak pas ngjarjes, babai do të hetohet në gjendje të lirë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale, "Plagosje e lehtë me dashje, e kryer në bashkëpunim" parashikuar nga nenet 89 dhe 25 të Kodit Penal.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com