TIRANË - Një person është vrarë me thikë pasditen e sotme në Tiranë, në zonën e Komunës së Parisit.

Burime për gazetarin Sokol Dema bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në një lokal, pas një konflikti mes picierit Filip Shehu, 41 vjeç, dhe kuzhinierit Indrit Ismaillari, 34 vjeç, i cili ka ndërruar jetë për shkak plagëve të marra nga goditjet me thikë.

Autori i vrasjes është arrestuar nga blutë, ndërsa mësohet se mes tij dhe viktimës ka patur konflikte prej kohësh. 

Pas krimit, Filip Shehu ka pretenduar se Indrit Ismaillari e bullizonte.

"Rreth orës 15:30, në zonën e Komunës së Parisit, në ambientet e një lokali, shtetasi F. Sh., rreth 41 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin I. I., rreth 34 vjeç, të dy punonjës të lokalit.

Shtetasi I. I. ka humbur jetën në spital, si pasojë e plagëve. 

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, autori i dyshuar, shtetasi F. Sh., është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, menjëherë pas ngjarjes",- njofton policia.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.

1761665393_filipshehu.jpg

Autori Filip Shehu

1761671594_indritismaillari.jpg

Viktima Indrit Ismaillari
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:15
FOTO/ Ky është 34-vjeçari që u vra me thikë nga kolegu picier në Komunën e Parisit

1761671594_indritismaillari.jpg

34-vjeçari që shihni në foto është kuzhinieri Indrit Ismaillari, i cili u vra me thikë nga kolegu i tij picier, Filip Shehu, në ambientet e lokalit ku punonin së bashku, pas një konflikti,

Ora 16:28
Vrau me thikë kolegun e tij kuzhinier, FOTO nga arrestimi i picierit 41-vjeçar në Komunën e Parisit

1761665393_filipshehu.jpg

Report Tv ka siguruar foto nga momenti i arrestimit të picierit 41-vjeçar, Filip Shehu, i cili sot vrau me thikë kolegun e tij, kuzhinierin Indrit Ismaillari, pas një konflikti në lokalin ku punonin të dy bashkë në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë.

K.M/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 28/10/2025 17:21

    Eshte e pabesueshme ! Tre vrasje brenda nje dite me thike , te gjitha per motive te bodeta . Sikur jemi ne lufte civile .

    Përgjigju
    • lexues: 29/10/2025 08:46

      pikerisht, ukraina dhe rusia jane ne lufte dhe dergojme me qindra drone njeri tjetrit dhe ne fund, 1 i plagosur

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?