Një operacion i nisur pas një informacioni të marrë në rrugë operative nga Policia e Tiranës, ka çuar në arrestimin e një 35 vjeçari.

Në pranga ka përfunduar Alfred Murati, 35 vjeç, banues në Krujë.

Murati është ndaluar nga policia  në aksin rrugorë Fushë Prezë – Rinas pranë fshatit Ahmetaq.

Pas kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Mercedez”, i cili drejtohej nga 35 vjeçari, janë gjetur 43.5 kilogramë kanabis, i cili ishte i ndarë në disa qese.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale, blutë e kryeqytetit kaën sekuestruar  automjetin dhe dy aparate celularë.

Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni antidrogë i koduar "Next".

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale të D.V.P.Tiranë.

Sekuestrohen 43 kilogramë e 550 gramë lëndë narkotike, një automjet dhe 2 aparate celularë.

Policia arreston poseduesin e tyre.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së posaçme të operacioneve speciale, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas transportonte në kryeqytet sasi të konsiderueshme lënde narkotike duke përdorur automjetin e tij, organizuan dhe zhvilluan operacionin antidrogë të koduar "Next".

Si rezultat i operacionit u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit :

- Alfred Murati, 35 vjeç, banues në fshatin Nuaj, Njësia Administrative Cudhi, Krujë.

Ky shtetas më datë 12.08.2017, është konstatuar duke lëvizur me automjetin e tij tip "Mercedez" në aksin rrugor Fushë Prezë - Rinas dhe është ndaluar nga shërbimet e policisë në fshatin Ahmetaq, ku gjatë kontrollit fizik të ushtruar në automjet janë gjetur qese plastike të mbushura me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

- 43 kilogramë e 550 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.

- Automjeti tip "Merecedez".

- 2 aparate celularë.

Materialet u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale " Prodhim dhe shitje të narkotikëve", parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com