TIRANË - Një efektiv policie plagos me armë zjarri vëllanë dhe djalin e vëllait.
 
Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në fshatin Laknas në periferi të Tiranës, afër Kamzës.

Siç konfirmojnë burimet policore gjithçka ka ndodhur për shkak të një konflikti pronësie. 
 
Kreshnik Tahiraj, efektiv në komisariatin e Lushnjes në një çast grindjeje ka humbur durimin, duke qëlluar tri herë me armën e tij të shërbimit mbi vëllanë e tij, Shpëtim Tahiraj dhe më pas mbi djalin e Shpëtimit, Nurishin.

Pas ngjarjes ai u ka thënë kolegëve me uniforma blu: "Nuk doja t'i plagosja, por më kanë kërcënuar disa herë". 
 
Babë e bir , të plagosur u transportuan në spital. Edhe pse në gjendje të rëndë, ata tashmë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
 
Policia arrestoi autorin.
 
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)