TIRANË – Një kontroll i Policisë së Tiranës për parandalimin e elementëve kriminalë nisi këtë mbrëmje në të gjithë periferinë, po "A1Report!" ndeshi me ndalimin nga policia të një vajze, e cila po dhunonte një tjetër në stacionin e autobusit pranë kinema "Agimit".

Gazetari i “A1Report!” Granit Sokolaj, që ka ndjekur me kamera aksionin e policisë për ndalimin e automjeteve, kontrollin e dokumentave etj. raportoi se nuk ka pasur probleme apo konflikte përveç rastit në fjalë, kapur nga kamera dhe pasqyruar me fotot e mëposhtme.

vajza
(Në foto: Momenti kur njera nga vajzat i bie kërcënueshëm tjetrës në sy dhe afrimi i policisë)

vajzat
(Në foto: Ndërkohë që vajza me veshje blu merret në makinën e "Shqiponjave", një police shoqëron tjetrën)


policia
 (Pamje nga kontrolli i policisë në Farkë)

policia naten
(Makinat "Shqiponja" duke patrulluar gjatë mbrëmjes në Tiranë)

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)