Tiranë, policia operacion blic pas
mesnate, asnjë gjurmë për Gjutën

Tiranë, policia operacion blic pas<br />mesnate, asnjë gjurmë për Gjutën
TIRANE- Mesnatën e të mërkurës duke u gdhirë dita e enjte, policia e kryeqytetit kreu një kontroll të imtësishëm në “Vilën Gjuta” në pronësi të Vladimir Gjutës. Ai është shpallur në kërkim që prej muajit shkurt të këtij viti, kur u identifikua si një nga personat e dyshuar për vendosjen e bombave me celular në Tiranë, në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe pranë një stacioni autobusi, ku babai i ministrit do të parkonte makinën. 

Policia kreu disa kontrolle të imtësishme në lokalin ku mendohej se mund të fshihej Gjuta në Rrugën e Elbasanit, si dhe në disa banesa të të disa të njohurve të tij. 

Kontrollet e imtësishme u kryen nga forcat e Drejtorisë së policisë së Tiranës, forcat “Shqiponja”si dhe njësia operacionale e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. 

Pas kontrollit të kryer në ambientet e barit dhe të vilës si dhe të një salle lojërash fati, i kërkuari Vladimir Gjuta, nuk është gjetur aty. Po ashtu burime të policisë thanë se nuk ishin gjetur sende apo objekte të kundërligjshme.
 
Lokali ku u krye kontrolli, është mbajtur vazhdimisht nën vëzhgim nga policia e Tiranës ndërsa kërkimet e saj për Gjutën vazhdojnë.

Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja