Tiranë, policia shton kontrollet në
lokalet e natës dhe rrugët e qytetit

Tiranë, policia shton kontrollet në<br />lokalet e natës dhe rrugët e qytetit
TIRANE- Policia e Tiranës ka ushtruar një sërë kontrollesh në lokalet e orëve të vona të natës. Aksioni i mbrëmjes së të premtes, 23 gusht, është realizuar nga Shqiponjat dhe komisariatet e Tiranës. Nga kontrollet e ushtruara janë shoqëruar 12 të dyshuar.
 
Gjatë kontrolleve të ushtruara në orët e  para të mëngjesit në zonën Farkë-Lundër-Sauk u kontrolluan dhe 312 automjete të ndryshme dhe u shoqëruan në polici 17 shtetas të ndryshëm. Ndërkaq u mundësua arrestimi në flagrancë i shtetasit Sokol Dodani 36 vjeç, emigrant në Angli, i cili qarkullonte e prezantohej me disa emra.
 
Ndërsa gjatë një tjetër operacioni të realizuar nga Shërbimet e Seksionit të Sigurisë Publike në Farkë dhe nga komisariati i policisë umër 1 në kryeqytet, u mundësua arrestimi i shtetasit Denis Mema.
 
30-vjeçari, Mema, u arrestua në flagrancë pasi po shiste një televizor plazma dhe sende të tjera të vjedhura gjatë natës në banesa të ndryshme në zonën e Farkës.

Në këtë periudhë të verës ka ardhur në rritje edhe numri i të rinjve që frekuetojnë lokalet e natës, dhe kontrollet e ushtruara nga forcat e policisë synojnë të rrisin sigurinë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Macron: Do të angazhohem personalisht për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit! Ftoj popullin serb të zgjedhin paqen

Presidenti Macron: Do të angazhohem personalisht për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit! Ftoj popullin serb të zgjedhin paqen