TIRANE - Arrestohet një ditë para ndeshjes Shqipëri-Serbi Ismail Morina, i cili ngriti dronin në Beograd. "Ballisti" sic njihet per tifozet, ju gjet në xhep një pistolete Zastava model serb dhe në makinë një pistolete TT. Morina deklaroi në polici se armet i mbante për vetëmbrojte. Policia dyshon se Morina ka qëlluar një herë nga makina me pistoletën Zastava. Arrestohen për moskallëzim krimi edhe 3 pjesëtar të grupit “Tifozët Kuq e Zi” te cilet ishin ne makine me Ballistin. Ne makine edhe 36 bileta per ndeshjen Shqiperi-Serbi. I riu nga Kukësi kerkese nga qelia: Dua nNje televizor ne dhome per te pare perballjen e kuqezinjve me ekipin serb ne "Elbasan Arena". Pak dite me pare Ballisti kishte publikuar bileten me emrin e tij per te pare ndeshjen ne stadium, por dicka te tille do ta kete te pamundur tashme qe eshte arrestuar. Morina pritet të dalë të premten para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë, ndersa me ndryshimet ne Kodin Penal ai rrezikon nga 7-15 vite burg.
....
Një ditë para ndeshjes me Serbinë, arrestohet në Tiranë Ismail Morina, “Ballisti” siç të gjithë e njohim, që ngriti dronin me Shqipërinë e Madhe në Beograd më 14 tetor 2014 gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri.
Morina u vu në pranga nga efektivët e komisariatit numër 1 në kryeqytet, pasi u kap me një pistoletë Zastava Mini Blow në brez me 6 fishekë dhe një pistoletë TT me 30 fishekë në pjesët e brendshme të makinës që ai drejtonte.

Burime nga policia e Tiranës thanë për Shqiptarja.com se Morina ka qëlluar një herë pas mesnate me pistoletën e tij Zastava Mino Blow model serb, e cila mban në krehër 7 fishekë. Në automjetin e tij Lande Rover u gjet një gëzhojë, ndërsa në pistoletën që Morina mbante në xhep ishin vetëm 6 fishekë, pra një më pak sac edhe eshte qelluar!.
Të njëjtat burime thanë se ka qenë denoncimi i qytetarëve për të shtëna me armë që ka vënë në lëvizje policinë. Disa prej tyre kanë evidentuar Ballistin duke ekspozuar armën në zonen e tregut elektrik ndaj kane njoftuar menjehere policine. Kjo armë mund të shkaktojë dëm fizik jo më larg se 5 metra.
Gjatë marrjes në pyetje nga efektivët Morina ka thënë se këto armë i mbante për vetëmbrojtje.

Në makinë, efektivët blu gjetën edhe 36 bileta me emra te personalizuar për ndeshjen e futbollit Shqipëri-Serbi qe luhet me 8 tetor si dhe një megafon.

36 biletat qe u gjeten ne makinen e Ballistit
Djali me origjinë nga Kukësi udhëtonte me automjetin tip Lange Rover me targe AA 874 KY së bashku me tre persona të tjerë pjesë e grupit “Tifozët Kuq e Zi”, të cilët gjithashtu janë arrestuar nën akuzë për “moskallëzim krimi”.

Land Rover i Ismail Morines
Të arrestuarit e tjerë janë: Erjon Bahushi, 22 vjeç, Denis Balla 21 vjeç dhe Marin Rexha 20 vjeç.
Arrestimi i Morinës dhe miqve të tij u bë në rrugën “Petro Nini Luarasi”, pranë tregut elektrik gjatë një kontrolli të policisë. “Ballisti” akuzohet për armëmbajtje pa leje. Materialet procedurale të policisë në ngarkim të të arrestuarve do t’i dërgohen Prokurorisë së Tiranës për ndjekjen e hetimeve të mëtejshme

Ismail Morina ne ambientet e Drejtorise se Policise se Tiranes

Marin Rexha

Erjon Bahushi
Mesazhi paralajmerues i Morines: Nje suprize te vogel per Vuçiç
Dy ditë më parë, më 5 tetor, Ballisti u shfaq në një video mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale ku siguroi duke treguar edhe biletën se do të ishte në “Elbasan Arena” për të parë ndeshjen me Serbinë që luhet më 8 tetor.
Ai paralajmëroi se kishte “një surprizë të vogël” për kryeministrin e Serbisë Aleksandër Vuçiç nëse do të jetë i pranishëm në Elbasan.
“U bëj thirrje të gjithëve të mos e ngarkojnë këtë ndeshje me shumë emocione, pasi është vetëm një ndeshje futbolli. Përsa i përket polemikave që janë hapur për mua, nuk dua të përzihem. Kam një surprizë të vogël, një palë syze për t’ia dhuruar Vucic nëse do të më jepet mundësia nëse do të jetë në stadium”, deklaronte Morina në video.
Kujtojmë që kreu i FSHF-së Duka dhe sekretari i Përgjithshëm i FSHF, Shulku pak ditë më parë siguruan se “Ismail Morina nuk do të jetë në stadium”, por duket se ky urdhër ishte thyer nga ana e Ballistit i cili e kishte siguruar biletën.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO