TIRANË - Me urdhër të Prokurorisë Tiranë, paraditen e sotme janë ndaluar nga policia dy mjekë imazheristë (skaneri) te sanatoriumit Tiranë, të dyshuar për korrupsion pasiv.
Nga hetimet e Prokurorisë, në bashkëpunim me policinë, rezulton se mjeket Pëllumb Hysko dhe Albert Leka merrnin nga 1 mijë deri në 6 mijë lekë pacientëve për një skaner mjekësor.
Burime nga policia bëjnë me dije se vetëm në bazë te veprimeve hetimore të pak ditëve, rezulton se këta dy mjekë u kanë marrë shuma të ndryshme parash rreth 20 pacientëve.
Njoftimi i policisë lidhur me arretsimin e mjekëve
Më datë 17 mars 2015, Strukturat Kundër Krimit Ekonomik-Financuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, në kuadër të operacionit policor “Skaneri”, kanë bërë të mundur goditjen në kohë të një veprimtarie korrupsioni në sistemin e mjekësisë, duke ekzekutuar urdhrat e ndalimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për dy shtetas me detyrën e mjekut në Spitalin Sanatorium në Tiranë.
Bazuar në procedimin e regjistruar për veprën penale të “Korrupsioni pasiv të personave që ushtrojnë funksionet publike, të parashikuar nga neni 259 të Kodit Penal u arrestuan mjekët:
Pëllumb Syrja Hysko, 49 vjeç, lindur në Skrapar e banues në Tiranë;
Albert Fran Leka, 40 vjeç, lindur në Mirditë dhe banues në Lezhë.
Nga një hetim i gjithanshëm dhe i mirëorganizuar me metoda proaktive është arritur të vërtetohet implikimi i këtyre shtetasve në bashkëpunim me njëri- tjetrin, në shumë raste korruptive, duke u marrë qytetarëve të ndryshëm,të cilët kryenin shërbimin e imazherisë (leximin e skanerit dhe grafisë) në Spitalin Sanatorium në Tiranë, shuma që variojnë nga 1000 lekë deri më 6000 lekë të rinj.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com