Mësuesi i shkollës 9-vjeçare Mustafa Lleshi në Kashar, Hasan Martani është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një nxënëse të klasës së shtatë.
Kanë qenë prindërit e vajzës të cilët kanë denoncuar në Polici mësuesin e matematikës, pasi dyshohet se i ka bërë presion vajzës dhe e ka prekur në vend intime.
Mësuesi:Nuk është e vërtetë
Në dëshminë e tij në Polici Hasan Martani ka hedhur poshtë akuzat, ndërsa në dëshminë e saj vajza e mitur ka treguar mënyrën se si abuzone Hasan martini. “Më prekte në vend intime kur ishim në klasë ose në koridoret e shkollës”, është shprehur e mitura në Polici, ku ishte e pranishme edhe një psikologe.
Report Tv ishte në shkollën 9-vjeçare Mustafa Lleshi ku ngjarja duket se ka tronditur nxënësit dhe mësuesit.
Nëna e vajzës: E ngacmonte gjithë kohës
Në dëshminë e tyre prindërit e vajzës së mitur tregojnë se si e zbuluan që mësuesi i matematikës i bënte presion vajzës.
“Në momentin që vajza i ka thënë që prindërit nuk dyshojnë që më ke ngacmuar, nuk u kam treguar ai u ka thënë që më hoqe një hall të madh, më shpëtove, më qetësove, nusja këtë kishte pritur, ta kapte me një fakt”, është shprehur babai i vajzës.
“Presion ka ushtuar gjatë gjithë kohës, gjatë orëve të mësimit. Bisedat i kemi fotografuar dhe i kemi çuar në Polici. Tani ai do ta mohojë, por cili prind do ta donte diçka të tillë për fëmijën”, tha mamaja e vajzës.
Ndërkohë drejtoresha e shkollës Rajmonda Halilaj thotë se ka pezulluar mësuesin Hasan Martani.
“Çështja është nën hetim, janë organet kompetente që po merren me rastin konkret. Masa që është marrë nga ne është pezullimi i mësuesit”, tha ajo.
Por banorët e zonës ngrenë shqetësimin se në shkollën 9-vjeçare Mustafa Lleshi në Kashar ka edhe mësues të tjerë që abuzojnë me fëmijët.
“Janë dy mësues këtu. Ka shumë raste nuk është vetëm ky rast. Kap fermën për qafe nga dera e shkollës dhe nuk e lëshonte, lëshoje i thosha”, shprehet një banor.
Policia ka nisur të marrë në pyetje edhe disa mësues të tjerë të shkollës. Nëse vërtetohen akuzat mësuesi Hasan Martani rrezikon nga 3 deri në 12 vite burg, për abuzim seksual me të mitur.
Foto nga ambientet e shkollës

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO