TIRANË - Një person është vënë në pranga nga policia pasi akuzohet se ka vjedhur energjinë. Burime nga policia kanë bërë të ditur se, është arrestuar Genci Hyka.
 
Efektivët e Komisariatit numër 1 në kryeqytet kanë “arrestuar Genci Hyka për goditje për shkak të detyrës. Gjithashtu, prokurorisë iu referuan edhe materialet për vjedhje të energjisë elektrike nga ky shtetas”, kanë bërë të ditur burime nga policia.
 
Ndërkaq, ka reaguar edhe kompania CEZ Shperndarje e cila dënon ashpër këto akte vandale kundër punonjësve të saj. “CEZ i bën thirrje organeve të drejtësisë që të ndëshkojnë ligjërisht këta dhunues. Kompania CEZ Shperndarje është e vendosur që të ushtrojë detyrat e saj pavarësisht vështirësive dhe të ndalojë vjedhjen dhe abuzimin me energjinë elektrike”, thuhet në deklaratën e shpërndarë nga CEZ Shpërndarje.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)