TIRANË - Artan Shaban Hymeri  shkeli rregullat e qarkullimit duke lëvizur me makinën e tij me semafor të kuq, pranë kryqëzimit të fabrikës së miellit në Tiranë dhe kjo bëri që ai të ndalohej nga policia.  Në momentin kur polici i rrugores e ka ndaluar për ti komunikuar këtë shkelie dhe gjobën përkatëse, ai ka tentuar ta korruptojë punonjësin e shtetit.

Haka i ka ofruar policit shumën prej 1000 mijë lekësh që polici ta linte të ikte dhe të mos e gjobiste. Për këtë, ai është vënë menjëherë në prangat e policisë pasi akuzohet për veprën penale "mos respektimi semaforit" dhe " korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike".

40 – vjeçari në momentin e konstatimit nga ana e punonjësit të Qarkullimit Rrugorë ka qenë në lëvizje me automjetin tip Audi A-3 , me targa AA 982 FH.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)