TIRANE - Policia e Tiranës ka vënë sot në pranga të shumëkërkuarin Hergert Citaku, i cili shtatë muaj më parë tentoi të vriste me armë dy vëllezër në ambientet e një lokali në Babrru të Tiranës. Ai dyshohet të jetë autor i tre ngjarjeve kriminale të ndodhura në kryeqytet dhe në Durrës.
24-vjeçari, lindur dhe banues në Babrru është shpallur në kërkim për grabitje me armë në qytetin e Durrësit dhe plagosjen e dy vëllezërve Armando dhe Jetnor Gjypi, 21 e 28 vjeç në zonën e njohur si “Kafja e Rremës”, për shkak të mosmarrëveshjeve për një borxh të pakthyer, ndërsa ka qenë i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes.
Në tentativën për vrajen e vëllezërve në lokal, i kërkuari pas një debati mes tyre në lidhje me problemin e parave të pakthyera, është ngritur nga tavolina dhe ka qëlluar katër herë me pistoletë në drejtim të dy vëllezërve, duke i lënë të plagosur. Pasi qëlloi me armë, Citaku u largua nga vendi i ngjarjes dhe vetëm sot është bërë arrestimi i tij.
Në momentin e arrestimit, 24-vjeçarit i është gjetur një armë dhe disa fishekë, ndërsa në kohën kur u vu në pranga ishte edhe në shoqërinë e djalit të Nehat Kullës, i konsideruar si i forti i Tiranës në vitet ’97.
*Foto, i arrestuari Hergert Citaku
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com