TIRANE- Hetimet ndryshojne pisten e policisë për vrasjen e Jakup Fushës në gjueti gjatë paradites së sotme.
Sipas të dhënave më të fundit të uniformave blu, dyshohet se autori Mariglen Memoci e ka vrarë 70-vjeçarin Fusha gjatë një grindjeje për shkak se i ndjeri po gjuante në tokat e tij.
Sipas policisë, varianti i pretenduar nga autori 30-vjeçar se e ka vrarë nga pakujdesia, nuk mund të qëndrojë edhe për faktin se ambienti ku ndodhi ngjarja ishte i hapur dhe nuk ekziston mundësia që viktima të jetë vrarë pa dashje.
Megjithatë, autori vazhdon t’u qëndrojë deklarimeve se e ka vrarë pa dashje të ndjerin Jakup Fusha, ngjarje e ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Vrap të komunës Mullet në juglindje të Tiranës.
Redaksia online
(sg/mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com