Tiranë, prishet tregu te Spitali Nr.5
Bashkia: Ja zgjidhja për tregtarët

Tiranë, prishet tregu te Spitali Nr.5<br />Bashkia: Ja zgjidhja për tregtarët
Policia Bashkiake ka nisur një aksion për prishjen e tregut pranë Spitalit Nr.5 në Tiranë, i cili do të zhvendoset në një hapësirë tjetër të dedikuar. 

Ky aksion i nisur në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure, ka sjellë edhe përplasjen e Policisë Bashkiake me tregtarët romë. 

Sipas Bashkisë së Tiranës, tregu do zhvendoset nga ambientet pranë këtij spitali për ta lënë atë hapësirë të lirë, por ka hasur në kundërshtimin e tregtarëve, të cilët nuk pranojnë të largohen. 

Gjatë përplasjes me policinë bashkiake një prej tregtareve rome të këtij tregu ka pësuar gjendje të fikti. Asaj i është dhënë ndihma e menjëhershme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Policia Bashkiake: Tregtarët u njoftuan dy javë më parë
Policia bashkiake e Tiranës ka njoftuar se tregtarët romë te Spitali Nr.5 janë njoftuar dy javë më parë për zhvendosjen e tregut në datën 1 mars. 

Ndërsa dy ditë më parë janë njoftuar personalisht të gjithë tregtarët. 

"Aksioni ka nisur që në orën 5 të mëngjesit. Ju është dhënë mundësia që të lëvizin mallin nga tregu informal i Shkollës së Bashkuar dhe Rruga Kongresi i Manastirit", thuhet në reagimin e policisë bashkiake.

Bashkia e Tiranës: Ja zgjidhjet që iu kemi ka ofruar tregtarëve
Zhvendosja e tregut të rrobave të përdoruara pranë spitalit Nr. 5 u është njoftuar prej kohesh tregtarëve nga Bashkia e Tiranës.
 
Mësohet se nga takimet qe Bashkia e Tiranës ka patur me tregtaret u ka ofruar atyre tre zgjidhje, në mënyrë që ata të vijonin punën në kushte të përshtatshme, por në të njëjtën kohë të merrte zgjidhje edhe shqetësimi i qindra banorëve të pallateve dhe të qytetarëve pranë zonës së spitalit, të cilët kanë qenë të detyruar që të përballeshin me një situatë tejet problematike ku higjiena mungonte totalisht.
 
Në kuadër të politikave zhvilluese për tregjet publike, por njëkohësisht duke respektuar të gjithë parametrat e funksionimit normal të tregjeve, kushtet e tregtimit dhe mbrojtjen e konsumatorit, Bashkia e Tiranës mësohet se ka kryer gjatë vitit 2016 edhe një studim për të formalizuar dhe rregulluar tregtimin e rrobave të përdorura.
 
Bashkia ka propozuar krijimin e 3 pikave të ndryshme në Tiranë për spostimin e tregtisë së rrobave të përdorura, më konkretisht në zonën e Uzinës Dinamo, në Tregun në Kodër Kamëz si dhe tek zona e njohur si ish Fonderia Mekanike.
 
Tregtimi vend e pa vend i rrobave të përdorura ka qenë shpeshherë objekt i ankesave të qytetarëve të ndryshëm dhe njëkohësisht, sipas studimeve të ISHP dhe AMK-së përbën një ngarkesë të madhe mikrobiale në mjedis.

[gallery]21269[/gallery]
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla