Tiranë – Sektori krimit ekonomik në kryeqytet ka nisur procedimin penal ndaj kryeplakut të fshatit Hekal në Komunën Petrelë, pasi 34-vjeçari Rasim Gjoshi sipas policisë ka konsumuar veprën penale të falsifikimit të dokumentave zyrtare.

1.2 hektarë tokë truall është tjetërsuar nga Gjoshi, duke ja marrë këtë pronë padrejtësisht një qytetari tjetër i cili e trashëgonte atë me pronësi të rregullt.

Hetimet kanë nisur pas një procedimi në komisariatin numër 1 të Tiranës e më pas verifikimet kanë nxjerrë në pah flasifikimet e bëra nga zyrtari i fshatiti Hekal.

Aktualisht Prokuroria e Rrethit Tiranë po kryen veprimet e mëtejshme hetimore për të parë nëse ka dhe zyrtarë të tjerë të përfshirë në këtë aferë të tjetërsimit të pronës së një qytetari duke falsifikuar dokumentet nga zyrtarë shtetëror.

Redaksi online
(v.gj/shqiptarja.com)