Tiranë, pronari i një lotoje
plagos në "ish-Bllok" 32-vjeçarin

Tiranë, pronari i një lotoje<br />plagos në
TIRANE- Një konflikt i çastit mes dy shokësh në një pikë bastesh ka agravuar deri në përdorimin e armëve, ku për pasojë ka mbetur i plagosur njëri prej tyre.
 
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Vaso Pasha”, në zonën e “ish-Bllokut” në kryeqytet, ku Genci Basha, pronari i një pikë lotoje, pranë së cilës ka ndodhur ngjarja, ka qëlluar me armë zjarri të tipit pistoletë në drejtim të Françesko Dushkut, 32 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur.
 
32-vjeçari është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori i cili fillimisht është larguar nga vendi i ngjarjes, është arrestuar 2 orë më vonë.
 
Policia ka mbërritur në vëndngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të saj. Burime nga uniformat blu të Tiranës saktësuan, se ngjarja ka ndodhur në një dhomë të veçantë, brenda pikës së lotos "Partizani", ku ndodheshin vetëm autori me të plagosurin.
 
Ndërsa Genci Basha është shpallur në kërkim, policia deklaroi se të dy shokët ishin në gjendje të dehur dhe nuk përjashtohet pista e plagosjes aksidentale, teksa autori i tregonte pistoletën e kalibrit 6.35 milimetër, shokut të tij.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Letërsia shqipe mbetet pa mbret

Letërsia shqipe mbetet pa mbret