Tiranë, prostitucion online, 2 në
pranga vajzat paguheshin 1 mijë €

TIRANE - Policia e Tiranë godet një tjetër bazë prostitucionin online në kuadër të operacionit Chat Linë 4”. Baza ishte në zonën e Don Boskos në Tiranë. Në pranga ranë 2 tutorë, 7 vajza po hetohen në gjendje të lirë dhe 2 të tjera u shpallën në kërkim. të arrestuar janë Anushe Ll. dhe Met Tali. Report Tv zbardh detaje të reja për operacionin.

Banesa ku zhvillohej aktiviteti ndodhej tek zona e “Don Boskos” në një apartament të marrë me qira në katin e tretë. 25-vjeçarja Anushe Ll. nxirrte njoftim në faqet online që ofrojnë punë për vajza nga 18-30 vjeç. Në njoftim nuk thuhej puna por ofrohej pagë e kënaqshme deri në një mijë euro. Pasi kontaktonin në telefon bënin një intervistë pune ku gradualisht vajzat instruktoheshin për prostitucion online.

prostitucion online pallati
(Pallati ku ndodhej apartamenti ku ushtrohej prostitucioni online)

Pjese e kësaj faqeje chat line adult ëork kanë qenë dhe vajzat e tjera të cilat kanë punuar në periudha të ndryshme kohore por nuk janë proceduar. Vajzave iu kërkohej të mbanin klientët sa më gjatë në linjë pasi në bazë të minutave bëhej edhe pagesa. Çdo klient që kontaktonte këtë faqe paguante nga 100 deri e 200 euro.

Ky grup kishte hapur një faqe në internet ku personat që kontaktonin fillimisht duhet të bënin një pagesë me kartë krediti e me pas gjatë bisedës vajzat plotësonin kërkesat e tyre duke kryer veprime me lodra seksuale. Klientët ishin të huaj dhe shqiptarë. Policia ka dyshime se ky aktivitet ka rreth një vit që vijon punën.

Gjatë kontrollit të njërit prej apartamenteve ku ushtrohej ky aktivitet i paligjshëm, apartament i cili ishte marrë me qera nga shtetasi Met Tali, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 17,4 gr lëndë narkotike e dyshuar "Cannabis Sativa".

prositutcion virtual
(Lënda narkotike e gjetur në ambientet e "punës")

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi 7 kompjutera dhe pajisje të ndryshme që përdoreshin për kryerjen e aktivitetit.
Materialet proceduriale do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale: “Shfrytezimi i prostitucionit”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Prostitucioni” të parashikuara nga nenet 113, 114/2 dhe 115 e Kodit Penal.

prositutcion virtual
(Ambienti ku ushtrohej prostitucioni virtual)

Njoftimi i Policisë

Tiranë
Finalizohet me sukses operacioni "Chat Line 4"
Arrestohen 2 shtetas dhe proçedohen 7 të tjerë për veprën penale "Shfrytëzimi i Prostitucionit" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”
Gjithashtu shpallen në kërkim 2 shtetase për veprën penale "Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Më datë 19.02.2018, pas një hetimi disa mujor me metoda speciale të hetimit, nga ana e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, u finalizua me sukses Operacioni “Chat Line 4”, dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:
• Anushe Ll., 24 vjeçe, banuese në Tiranë, administratore e studios “Chat Line Adult Work”, për veprën penale “Shfrytëzimi i Prostitucionit" parashikuar nga neni 114 i Kodit Penal.
• Met Tali, 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Gjithashtu u proceduan penalisht për veprën penale "Shfrytëzimi i prostitucionit" shtetaset:
• A. H., 25 vjeçe.
• A. L., 31 vjeçe.
• A. Xh., 22 vjeçe.
• S. M., 30 vjeçe.
• A. Sh., 21 vjeçe.
• A. T., 23 vjeçe.
• E. R., 23 vjeçe.

Janë shpallur në kërkim për veprën penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” parashikuar nga neni 115 i Kodit Penal, shtetaset:
• S. B, 33 vjeçe.
• D. G., 29 vjeçe.

Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasja Anushe Ll., dyshohet se prej një kohe të gjatë, punësonte vajzat e mësipërme dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion virtual, i cili zhvillohej nëpërmjet logimit në faqen “Adult Ëork”, aktivitet i cili kryhej në një apartament në rrugën "Don Bosko".

Në këtë aktivitet shtetësja Anushe Ll. dyshohet se është futur nëpërmjet shtetëses D. G., të cilën më herët e ka pasur në administrim, në bashkëpunim me shtetasen S. B.

Gjatë kontrollit të njërit prej apartamenteve ku ushtrohej ky aktivitet i paligjshëm, apartament i cili ishte marë me qera nga shtetasi Met Tali, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 17,4 gr lëndë narkotike e dyshuar "Cannabis Sativa".

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

• 7 kompiutera dhe pajisje të ndryshme që përdoreshin për kryerjen e aktivitetit.
Materialet proceduriale do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale:
“Shfrytezimi i prostitucionit”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Prostitucioni” të parashikuara nga nenet 113, 114/2 dhe 115 e Kodit Penal.

e.gj/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Kur Berisha drekonte me Xhorxh Soros, Filantropi: Jam shumë i lumtur që njerëz të mbështetur nga fondacioni, janë të asociuar edhe me Saliun (VIDEO)

Kur Berisha drekonte me Xhorxh Soros, Filantropi: Jam shumë i lumtur që njerëz të mbështetur nga fondacioni, janë të asociuar edhe me Saliun (VIDEO)