Katër përgjegjës të 2 call centerave që operonin gjatë natës në Tiranë, janë arrestuar nga sektori i Krimit Ekonomiko-Financiar, nën akuzën se mashtronin shtetas të huaj për të mashtruar në tregje fiktive.
Në pranga kanë rënë Bekim Byberi, Jani Janko, Klaudio Demiri dhe Andi Lleshaj.
Nga kontrollet, në të dyja call centerat u gjetën 29 punonjës, mes tyre 10 të paregjistruar, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 9000 euro, 82 njësi kompjuterike, 23 celularë, 1 DVR, 2 USB, 50 karta me numra celularësh, të kompanive të huaja, dhe dokumente të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.
Sipas hetimeve, të arrestuarit nëpërmjet bashkëpunimit me njëri tjetrin, kryesisht gjatë orëve të mbrëmjes mashtronin shtetas të huaj në kontinente të ndryshme të botës që të investonin shuma të konsiderueshme parash, në tregje fiktive. Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se të ardhurat që gjeneroheshin nga kjo veprimtari kriminale, pastroheshin nëpërmjet bizneseve të të afërmve të shtetasve të implikuar në këto raste.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?
-
Institucioneve
34.7%
-
Opozitës
10.7%
-
Qytetarëve
54.6%
Vota total: 6509
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Shitje narkotikësh dhe dhunë në familje, 6 në pranga
5 Gusht, 08:49
-
Tiranë/ Ishte në zonën e ajrimit, i paraburgosuri i IEVP-së 'Jordan Misja', humb jetën pas arrestit kardiak
4 Gusht, 18:54
-
Operacioni ‘Plumbi i Artë 2’/ Arrestohet në Kosovë, Arben Lamçja! Pjesë e grupit të Çopjave si vrasës me pagesë
4 Gusht, 16:32
-
8 projektet e reja me kulla deri në 65-100 kate në horizontin e Tiranës
4 Gusht, 12:57
-
Ermonela Jaho koncert në Teatrin e Operas dhe Baletit, Veliaj i dhuron Kullën e Sahatit: Mirënjohës që je imazh i Shqipërisë moderne
4 Gusht, 11:47
-
Shkroi për trafikun e armëve drejt Britanisë, ambasadori shqiptar në Britani: Titulli i 'The Sun’ keqinformues
3 Gusht, 18:11
-
Kremtohet 32 vjetori i fronëzimit të Kryepeshkopit Anastas
3 Gusht, 14:35
-
Veliaj inspekton punimet te Teatri i Ri: Në 30 muaj po bëjmë atë që humbëm në 30 vjet
3 Gusht, 12:55
-
Media britanike ‘The Sun’: Armët e kapura për në Angli, trafikoheshin nga një grup në Tropojë me lidhje në Londër
3 Gusht, 11:58
-
Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari
3 Gusht, 10:07
-
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës thyen një tjetër rekord në korrik 2024
2 Gusht, 18:43
-
Zbulohen dokumentet/ Ivi Kaso dhe gruaja e Fullanit legalizuan ish-restorant 'Berlinin' në Bllok, dy vite pasi ishte prishur
2 Gusht, 15:16