Tiranë, qenushja e 'braktistur'
gjen strehim në lokalin 'La Fontana'

Tiranë, qenushja e 'braktistur'<br />gjen strehim në lokalin 'La Fontana'
Jemi të vetëdijshëm që shpesh nepër lokale kafshët nuk janë të mirëpritura.

Madje jo të pakta janë rastet kur biznese të ndryshme dhe lokale u bëjnë keq me dashje qenëve dhe maceve të rrugës duke i helmuar e keqtrajtuar për shkak se u largohet klientela.

Ne e dimë që ky është trendi i përgjithshëm dhe që do dojë shumë kohë që gjërat të ndryshojnë për mire tek ne në këtë drejtim.

Por nuk ndodh vetëm kështu dhe ndoshta nuk do jetë shumë vonë kur gjërat mund të shkojnë  në të kundërt.

Gjithnjë e më shumë kafshët po bëhen pjesë e jetës së njerëzve dhe në Shqipëri urojmë që ky mentalitet ku kafsha shihet si bezdi apo habi do ndryshojë.

Lokal ‘’La Fontana’’ në kryeqytet pranë liqenit i gazetares së Report Tv, Aida Tancica jo vetëm që nuk i ka bezdi kafshët e shoqërimit, por mirëpresin edhe një qenushe të pastrehë, Nanën xhuxhen e vogël e cila para pak kohësh pësoi një aksident.

Stafi i ketij lokali e çoi me shpejtësi në spital për t’i dhënë ndihmën qenushes së aksidentuar. Vogëlushja atje ka gjetur familjen e munguar. 

[gallery]19910[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

ERE heq pezullimin, rinovon licencën e ‘ECO Elb’ për inceneratorin e Elbasanit

ERE heq pezullimin, rinovon licencën e ‘ECO Elb’ për inceneratorin e Elbasanit