Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës

Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës

Edi Rama

TIRANË - Kryesocialisti Edi Rama mblodhi këtë të enjte (9 janar) në selinë rozë, drejtuesit politik të qarqeve për të diskutuar organizimin në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Burime për Report TV, tregojnë se kryetari i PS-së ju ka dhënë drejtuesve të qarqeve informacion se si do të hartohen listat e deputetëve dhe kush do të jenë në listën e mbyllur të sigurt, e kush në listën e hapur ku vendos zgjedhësi fituesin.

Socialistët kanë ngritur call center në çdo bashki, të cilët do të nisin ditën e shtunën telefonatat me diasporën, duke i ndihmuar ata të regjistrohen online në KQZ nëse janë votues të PS-së.

Disa persona, do të dërgohen nga Shqipëria, në qytetet kryesore të Evropës ku PS ka të dhëna për votues të përqendruar të saj. Këta delegatë do të jenë përgjegjës për të ndihmuar emigrantët të plotësojnë në mënyrë korrekte aplikimin për tu regjistruar.

Për të identifikuar votuesit e mundshëm të tyre nga diaspora, edhe demokratët do të mbledhin të premten në 14:00 grupin parlamentar e më tej në 17:00 krerët e degëve.

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VKM/ Plator Nesturi emërohet Prefekt i qarkut të Vlorës

VKM/ Plator Nesturi emërohet Prefekt i qarkut të Vlorës