Tiranë, romët e dëbuar, shiu rrjedh
në çadra, vuajtjet e një nate

Tiranë, romët e dëbuar, shiu rrjedh<br />në çadra, vuajtjet e një nate
TIRANË - Nata e kaluar ka qënë e gjatë dhe e lagësht për dhjetra familje të komunitetit rom pranë “pallatit me shigjeta” në Tiranë. Rrebeshi i shiut të natës së kaluar i ka shkatërruar atyre tërësisht barakat apo çadrat që mezi mbaheshin në këmbë. 

Avokati i Popullit ka sinjalizuar dje gjendjen e tyre të vështirë, fillimisht me publikimin e menjëhershëm të fotove të komunitetit rom, ku pasqyrohej qartë gjëndja e tyre dhe kushtet e mjerueshme, ç’ka përbëjnë kërcënim edhe për shëndetin e fëmijëve tyre.

Disa here, Avokati i Popullit iu ka bërë thirrje insttitucioneve shtetërore të reagojnë, por veç një deklarate të thatë të Ministrisë së Drejtësisë për strehimin në disa banesa, të cilat nuk u vunë kurrë në punë, nuk ka patur asnjë veprim konkret për këtë kategori të shoqërisë shqiptare.

I pyetëm vetë gratë rome sesi e kaluan natën e mbrëmshme e ato u shprehën për "A1Report!": “Shumë- shumë vështirë. Gjithë natën ka rënë shi, është futur uji brenda. Rrobat i kemi të lagura. Të gjithë fëmijët i kemi me ilaçe. Kemi shumë gjëra të vështira këtu, kemi frikë për fëmijët në xhade se mos na i shkel makina.
 
Një tjetër grua na tregoi: “E kemi shumë të vështirë; gjithë natën shiu na pikonte, na ka lagur me gjithë rroba e s’kemi ku të shkojmë.”

Më dhimbshëm na e përshkroi situatën një banore e tretë e komunitetit: “Shi ka rënë gjithë natën, kemi femijë dhe flemë 4 a 5 vetë në një llamarinë. Me halle po e përballojmë jeten, me ujë të ftohtë po lahemi, as banjë nuk kemi” e duke treguar një djalë me gisht na tha: "Ndërsa ky është me ftohje të rëndë...”

romet shiu
 romet
rome
(Pamjet e marra sot tek komuniteti rom, i mbetur pa strehë, që priste rrezet e diellit buzë Lanës për t'u tharë )

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit çel fond investimi për 12 shkolla të Arsimit Profesional. Laboratorë modernë për 5 mijë nxënës, lista dhe qytetet

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit çel fond investimi për 12 shkolla të Arsimit Profesional. Laboratorë modernë për 5 mijë nxënës, lista dhe qytetet