Në prefekturën e Tiranës është mbledhur me urgjencë këtë të enjte Shtabi i Emergjencave, takimi i dytë ky brenda kësaj jave. Mbledhja është thirrur nga prefekti Sadi Vorpsi, me qëllim koordinimin e punës dhe rritjen e gatishmërisë përballë situatës së vështirë të shkaktuar nga përmbytjet.
“Prioriteti ynë është jeta e qytetarëve dhe parandalimi i katastrofave. Sigurisë së njerëzve duhet t’u jepet rëndësi e veçantë”, ka deklaruar Vorpsi.
Ai ka kërkuar nga grupet e punës që të garantohet sa më shpejt kalueshmëria në akset rrugore problematike.
Një urë e vogël që lidh ish-Uzinën ”Dinamo” me Paskuqanin është dëmtuar dhe është ndërprerë qarkullimi i automjeteve në këtë drejtim. Në Bërzhitë ka një rrëshqitje toke, e cila rrezikonte 4 familje. Emergjencat kanë bërë evakuuimin e tyre dhe kanë nisur ndërhyrjen me mjete për normalizimin e situatës.
Rrëshqitjet e dheut në zonën e Paskuqanit kanë bërë të pamundur qarkullimin e automjeteve në urën e Paskuqanit
Lumi i Lanes vazhdon te jetë i fryrë, por pa shkaktuar ndonjë dëm. Të paktën ditën e sotme, pasi gjatë ditës së djeshme pati mjaft përmbytje shtëpish e biznesesh si dhe evakuime familjesh
Ashtu sikurse njofton edhe ARRSH nga shirat e shumtë ka patur problem në aksin Tiranë – Elbasan, si pasojë e rrëshqitjes në Ibë. Rruga është devijuar në aksin e vjetër me një kalim.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com