Tiranë-Një 76 vjeçar është rrëzuar nga kati i pestë i banesës gjatë ditës së sotme në zonën e Unazës së Re në Tiranë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se 76 vjeçari me iniciale  H.L., ka rënë nga kati pestë. Mësohet se plagët kanë rezultuar fatale për të moshuarin.

Policia po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes së rëndë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vdekje aksidentale.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com