TIRANË (VORË) - Një konflikt për pronën, që degradon në përdorimin e armëve të forta shkakton 4 të plagosur sot në fshatin Marqinet pranë Vorës në Tiranë.
 
Ngjarja ka pasur si protagonistë dy familje fqinje, edhe të afërm me njëri-tjetrin, të cilat janë konfliktuar për një mur mbajtës, që mban dherat kur bien shirat dhe shërben edhe si kufi ndarës i tokave për të cilin palët kanë të njëjtat pretendime.  
 
Familja Biçaku ka kërkuar që mos ndërtohet ky mur.
 
Dhe janë konfliktuar pikërisht dy vëllezërit e njërës familje me dy vëllezërit e familjes tjetër, asaj Ismili me atë Biçaku.
 
Vëllezërit Festim dhe Elton Ismalili, respektivisht 40 vjeç dhe 28 vjeç janë dëmtuar dhe goditur me mjete të forta si lopata, dërrasa etj me Roland e Isa Biçaku, 22 dhe 18 vjeç.
 
Nga konflikti të plagosur kanë mbetur të katër personat dhe gjenden në reanimacion, jashtë rrezikut për jetën. Policia nis procedim penal ndaj kryefamiljarëve.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)