Tiranë, rrugorët, largohet Luan
Shehu në vend të tij Dritan Bonaj

Tiranë, rrugorët, largohet Luan<br />Shehu në vend të tij Dritan Bonaj
TIRANE-  Vazhdon reforma në polici.

Drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi ka firmosur sot largimin e shefit të sektorit të Policisë Rrugore në Tiranë, Luan Shehu dhe në vend të tij emëroi është emëruar Dritan Bonaj.

Në një prononcim telefonik për A1 Report, Shehu tha se ende nuk e kishte marrë emërimin e ri dhe se ku do të transferohej.

Ndërsa Dritan Bonaj, para se të emërohet në këtë post, ishte shef i Policisë Rrugore në Shkodër.

Një ditë më parë, me firmën e drejtori të Policisë së Tiranës, u ndryshuan krerët e 5 komisariateve të policisë në kryeqytet dhe në Kavajë.

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Fitorja e mundshme e Le Pen/ Demonstrata në Paris: Fashizmi është gangrenë

Fitorja e mundshme e Le Pen/ Demonstrata në Paris: Fashizmi është gangrenë