Rreth 12 makina luksoze dhe 5 motorra me targa shqiptare të cilat ishin vjedhur në vendet e Bashkimit Europian janë sekuestruar nga Policia e Tiranës.
Automjetet luksoze të cilat kapin vlerën e më shumë se 1 milionë euro në treg, kanë ardhur në Shqipëri pasi janë vjedhur në shtete të ndryshme të BE-së.
Bëhet fjalë për makina të viteve të fundit, të tipit Mercedez Benz, Range Rover, BMV, si dhe AUDI të cilat pasi janë vjedhur janë sjellë në Shqipëri.
Operacioni “Summer 2017” është zhvilluar nga Policia e Tiranës, e cila ka kontrolluar të gjitha makinat luksoze që kanë lëvizur në kryeqytet.
Këtyre makinave i janë fshirë numrat e shasisë dhe më pas janë bërë me dokumenta shqiptare.
Siç mund të dallohet edhe nga pamjet bëhet fjalë për makina që kapin një vlerë më shumë se 50 mijë euro secila, ndërkohë që edhe motorat e sekuestruar janë gjithashtu me vlera të mëdha në treg.
Burime për Shqiptarja.com nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se kemi të bëjmë me një skemë të vjedhjes së makinave të shtrenjta jashtë vendit dhe më pas marrjen e targave shqiptare, duke ndryshuar numrat e shasisë.
Për këto makina dhe motora luksoz, Policia ka nisur hetimet për 17 pronarët e tyre, të cilët dyshohet se i kanë trafikuar nga vendet e Bashkimit Evropian, ose i kanë blerë nga personat që i kanë sjellë ato në Shqipëri.
Gjithashtu kanë nisur hetimet se si kanë arritur këto makina të marrin targat shqiptare në Drejtorinë e Transporteve, ndërkohë që ishin të vjedhura në vendet e Bashkimit Evropian.
[gallery]23654[/gallery]
Mjetet e bllokuara janë të markave të ndryshme:
1 - Mercedes Benz, E Class
2 - Mercedes Benz, S Class
3 - Mercedes Benz, ML
4 - Audi, A8
5 - BME, X5
6 - BME, X6
7 - BME, X6
8 - BME, X6
9 - Range Rover, Sport
10- Range Rover, Sport
11- Range Rover, evoque
12- Toyota, Avensis
13- Yamaha, T-Max
14- Yamaha, T-Max
15- Suzuki, GSXR 750
16- Aprilia, Scarabeo
17- Aprilia, Scarabeo
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, parashikuar nga Neni 141/a i Kodit Penal.
/Shqiptarja.com

VIDEO