TIRANE - Një sasi prej 5 kilogramë heroinë është gjetur dhe sekuestruar në një automjet në zonën e Unazës së Re në kryeqytet, ndërsa dy persona kanë rënë në pranga.
 
 Operacioni antidrogë u finalizua nga Sektori Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Qarkut Tiranë.

Në prangat e policisë ranë England Hyseni, 32 vjeç banues në Tiranë dhe Tahir Avdia 33 vjeç, i cili sipas policisë posedonte heroinën.

Materialet në ngarkim të tyre ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.


droga me logo
(Në foto: Droga e sekuestruar nga policia)

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)