Tiranë/ Shisni kokainë e kanabis duke u kamufluar si shpërndarës picash, në pranga dy të rinjtë

Tiranë/ Shisni kokainë e kanabis duke u kamufluar si shpërndarës picash, në pranga dy të rinjtë

Foto ilustruese

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Tiranë, të akuzuar për shpërndarje droge, ndërsa kanë nisur hetimet edhe ndaj një gruaje. Në pranga kanë rënë Erlis Puci, 21 vjeç dhe Laugjent Nuredini, 24 vjeç dhe u procedua bashkëjetuesja e këtij të fundit, Xh. Ç, 23 vjeçe.

24-vjeçari kishte në administrim një piceri në rrugën "Ali Shefqeti" në Shkozë, të cilën e shfrytëzonte për fshehjen e lëndës narkotike, kanabis e kokainë. Më droga ndahej në doza dhe shitej nga 21-vjeçari i cili e shpërndante duke u kamufluar si shpërndarës picash. Ndërkohë 23-vjeçarja fshihte lëndën narkotike.

Në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kokainë, kanabis dhe një peshore elektronike. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Kujtojmë se e njëjta skemë e shpërndarjes së drogës është përdorur më parë edhe grupi i Gentian Kores,  Taulant Çokut, Altin Gegës dhe Erjon Prengaj në zonën e "Varrit të Bamit". Ky grup u godit nga policia në korrik të këtij viti, në një operacion të dështuar që i vuri Forcat e Operacionales në qendër të kritikave për shkak të paaftësisë së tyre të treguar, për mungesën e profesionalizmit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj