Tiranë/ Shisnin kokainë e kanabis pranë një shkolle, arrestohen dy persona, 1 në hetim

TIRANË - Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar "Interruption", i cili ka goditur veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në afërsi të një shkolle. Dy shtetas, D. D. (40 vjeç) dhe P. G. (28 vjeç), të dy banues në Tiranë, u arrestuan në flagrancë për shitjen e kokainës dhe kanabisit.

Nga hetimet ka rezultuar se lëndët narkotike u fshiheshin në ambientet e një lavazhi, të cilin e përdorte D. D. Dyshohet se këta shtetas ofronin doza të narkotikëve në një zonë të frekuentuar, përfshirë afër një shkolle.

Në vijim të operacionit, u procedua penalisht edhe një 19-vjeçar, K. L., i cili dyshohet se kishte blerë lëndë narkotike nga D. D. Gjatë kontrolleve, Policia sekuestroi 220 doza kanabisi, 20 doza kokaine, një armë të ftohtë (thikë), shuma parash të përfituara nga shitja, 2 peshore elektronike dhe 2 celularë.

Materialet janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

G.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Betimi i Trump, rekord donacionesh! Kompanitë ‘shtyhen’ kush të paguajë më shumë

Betimi i Trump, rekord donacionesh! Kompanitë ‘shtyhen’ kush të paguajë më shumë