Tiranë/ Shpërndanin ekstazi në ish-Bllok dhe kthyen portalin në 'shtëpi bari', Gjykata lë në burg 4 gazetarët e portalit 'Publik.al' të Naim Nokës

Tiranë/ Shpërndanin ekstazi në ish-Bllok dhe kthyen portalin në 'shtëpi bari', Gjykata lë në burg 4 gazetarët e portalit 'Publik.al' të Naim Nokës

Ergis Noka dhe babai i tij, Naim Noka, pronar i portalit 'Publik.al'

Tiranë- Gjykata e Tiranës dha sot (19 Dhjetor) masën e sigurisë “arrest në burg” për 4 gazetarët e portalit online “Publik.al”, në pronësi të Naim Nokës, përfshi edhe djalin e e tij, Ergis Noka.

Tre të tjerët janë Drin Vjerdha, Kristofor Pandelejmoni dhe Mario Çerra.

Ata ranë në pranga tre ditë më parë (17 Dhjetor), nën akuzën për shpërndarje të lëndës narkotike sintetike kryesisht ekstazi dhe MDMA, të cilën e shisnin në zonën e ish-Bllokut në lokalet e natës dhe iu sekuestruan 300 tableta.

Gjithashtu në ambientet e zyrave u zbuluan edhe pajisje të ndryshme të përshtatshme për përpunimin apo trajtimin e lëndëve narkotike në mënyrë kimike, si; aspiratorë, portollamba, kabuj, tuba dhe pajisje të tjera.

Katër të dyshuarit punonin si gazetarë për portalin online në zonën e ish-Bllokut.  

Lëndën narkotike të ekstazisë dyshohet se ata e siguronin përmes Kosovës dhe Serbisë. Çmimi i ekstazisë shitej 10 mijë Lekë me shumicë, kurse 1 tabletë e vetme kushtonte 30 mijë Lekë. Policia ra në gjurmët e tyre nëpërmjet metodave speciale si blerje të simuluara nga agjentët dhe vëzhgimeve në terren.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë

Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë