TIRANE-Një 18 vjeçar nga Tirana ka habitur efektivat blu për gjetjen e tij për të kamufluar aktivitetin e paligjshëm të shpërndarjes së drogës.
 
Në prangat e agjentëve antidrogë ka rënë i riu me iniciale A.D i cili kishte kthyer lulishten e varrezave të dëshmorëve në një zonë takimi me klientët e tij në orare të ndryshme.
 
Në kushtet e flagrancës një ditë më parë ai është arrestuar me një sasi canabisi të ndarë në doza dhe ndaj tij po kryen hetime pasi dyshohet se është pjesë e një rrjeti që shpërndan sasi të konsiderueshme canabisi.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com