TIRANE- Një shpërthim i fuqishëm me eksploziv ka ndodhur rreth orës 05:20 në rrugën ‘Ali Baushi’, në kryeqytet. Sasia e eksplozivit ishte vendosur para oborrit të banesës së një personi i cili dyshohet se i përket komunitetit Rom.
Si pasojë ka pasur vetëm dëme materiale, janë thyer xhamat e disa banesave aty pranë si dhe janë dëmtuar disa automjete.
Nuk dihen të plota detajet apo arsyet se pse ka ndodhur shpërthimi apo kush ka qënë objektivi i tij. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, nis hetimet për zbardhjen e saj.
Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com