Një shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur orët e para të ditës së sotme në rrugën Vasil Ndocka” në kryeqytet. Lënda plasëse i ishte vendosur një automjeti të parkuar në pronësi të Oltjon Klosit 36 vjeç, me precedentë të mëparshëm penal.
Nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Klosi jeton mes Shqipërisë dhe Spanjës. Dyshohet se aktiviteti i tij në Spanjë të jetë motiv për vendosjen e tritolit. Klosi figuron me precedent penal për konflikte në Shqipëri.
Autori është fiksuar në momentin që vendos tritolin. Ai ka ardhur me biçikletë dhe më pas largohet po me biçikletë pasi vendos tritolin te automjeti.
“Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 10.03.2026, rreth orës 01:50, në rrugën “Vasil Ndocka”, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në automjetin e parkuar në pronësi të shtetasit O. K., 36 vjeç.
Nga shpërthimi nuk ka persona të dëmtuar, vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Report tv siguron foton e Oltjon Klosit, 36-vjeçarit të cilit iu vendos lëndë plasëse në automjet në orët e para të ditës së sotme në rrugën Vasil Ndocka” në kryeqytet.
Klosi jeton mes Shqipërisë dhe Spanjës. Dyshohet se aktiviteti i tij në Spanjë të jetë motiv për vendosjen e tritolit. Klosi figuron me precedent penal për konflikte në Shqipëri. Autori është fiksuar në momentin që vendos tritolin. Ai ka ardhur me biçikletë dhe më pas largohet po me biçikletë pasi vendos tritolin te automjeti.
Komente









