TIRANE- Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një fabrikë bitumi në fshatin Bulticë në Vaqarr. Pas raportimit të shpërthimit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dy zjarrfikëse dhe forcat e policisë. Shpërthimi ka ndodhur në dhomën e ngrohjes së ziftit.

Shpërthimi u regjistrua rreth orës 18:45, ndërsa ende nuk dihen shkaqet.
 
Sipas policisë së mbërritur në vendngjarje nuk raportohen të plagosur, por vetëm dëme materiale.

Vijon...

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)