Një shpërthim është regjistruar gjatë natës në një restorant.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Unazës së Re në vendin e quajtur “Astir”.
 
Shpërthimi ka qenë i fortë ndërsa është ndjerë në të gjithë zonën.
 
Shpërthimi ka sjellë panik tek banorët e pallateve përreth.
 
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia e cila ka nisur hetimet, ndërsa zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
 
Nga të dhënat e para mësohet se ka pasur vetëm dëme materiale.

shperthimi tirane
(Lokali ku ka ndodhur shpërthimi)

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com